Klani Kardashian – Jenner janë të njohur ndër të tjera për dështimet e vazhdueshme me editimin e fotove. Këtë herë fansat kanë vënë re montimin e gabuar në një foto familjare të tyre. Konkretisht foto e pushimeve e postuar në ‘Instagramin’ e Kim ku shfaqen: Kim, Khloe, Kendall, Kourtney, Kris Jenner me të dashurin dhe Scott Disick. Në pamje të parë foto duket në rregull, por shumë fansa kanë komentuar me ironi siluetën e Kourtney Kardashian, e cila sipas tyre është vendosur me ‘photoshop’, pa qenë fare e pranishme në foto. Familja e ka mohuar këtë lajm menjëherë me anë të një deklarate.
Kjo foto ama është vetëm një nga shumë dështimet e familjes, e cila njihet për fotot e këqija. Disa të tjera ua listojmë më poshtë./revistawho.com