• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pesë muajt që ndryshuan përgjithmonë Klea Hutën

Klea Huta ka pasur një datë të shënuar dje dhe këtë sapo na e tregoi me videon e fundit pranë të birit, Krid i cili duket se buzëqeshjet më të mëdha i merr nga mami.

“Dje 04/11/2020, 5 muaj dashuri, 5 muajt më të bukur të jetës sime. Për këtë të qeshurën tënde do lëviz malet mama jote Krid, o shpirt i shpirtit tim”, ka shkruar Klea krah momenteve më të bukura me të birin.

Epo nëse ju lind pyetja pse Klea shfaqet përherë e qeshur, është e qartë se Krid i ka sjellë shumë gëzim familjes së tyre.

Pak ditë më parë Huta u rikthye edhe në ekran në ‘Vizion Plus’ me spektaklin ‘Këngë moj’, moment të cilin me siguri moderatorja ia dedikon dashurisë së saj më të madhe, që mban emrin Krid./revistawho.com