Administrata do të ketë pesë ditë pushim. Bashkë me të edhe nxënësit dhe studentët. Kryministri Rama ka propozuar që e hëna e 27 nëntorit, para festave zyrtare të Pavarësisë dhe Çlirimit, të jetë pushim. Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi.
Të gjithë studentët e rretheve mund të udhëtojnë e të qëndrojnë gjatë në familjet e tyre, ndërsa punonjësit e administratës mund të organizojnë udhëtime të ndryshme. Kjo do të ishte e pamundur me të hënën në mes të fundjavës dhe pushimeve zyrtare të 28 dhe 29 nëntorit.
Tani pushimet nisin të shtunën dhe përfundojnë të mërkurën.
E hëna do të zëvendësohet në një ditë pushimi në vijim. Megjithatë jemi të sigurt që këtë nuk po e lexon njeri, ka nisur festa për këtë lajm të bukur e të papritur dhe planet si do i kaloni pesë ditët e pushimit.
Class