Është bërë e ditur prej kohësh se do të kemi një rikthim të “Sex and the city”, por ama ky nuk do të jetë një rikthim siç do të kishim dashur pasi Samanta nuk do të jetë pjesë e tij. Ky ishte vetë vendimi i aktores ndërsa Carrie-n, Charlotte-n dhe Mirandën do i shohim sërish së bashku.
Sot bëhet e ditur se një tjetër personazh i këtij seriali nuk do të jetë pjesë e rikthimit dhe bëhet fjalë për Mr.Big. Aktori Chris Noth raportohet se nuk ka në plan të marrë pjesë.
Përveç tij, as aktori David Eigenberg, i cili luante rolin e Steve, mund të mos rikthehet.
Mungesa e tyre do jetë një pikëpyetje e madhe për Carrie dhe Miranda. Ato do jenë të divorcuara? Apo bashkëshortët e tyre do jenë në mënyrë misterioze me pushime gjatë gjithë serialit? Mbetet për t’u parë gjithçka në rikthimin e “Sex and the city”!