Përveç kohës me shoqërinë, një pjesë të mirë të orëve të lira, këngëtarja e njohur kosovare, Kida e kalon me mamanë e saj. Së fundmi ajo ka ndarë një foto pranë saj duke e përqafuar, krah të cilës ka shkruar: “Kam marrë gjenë më të mirë nga ti, zemrën më të mirë”.
Ajo çfarë bie tjetër në sy në postim është dhe ngjashmëria e madhe Kidës me mamanë e saj, e cila duket mjaft në formë.
Në intervista të ndryshme, Kida ka treguar se mamaja e ka mbështetur maksimalisht në çdo hap që ka hedhur që prej fillimeve të saj në muzikë.
Edhe sot ajo e shoqëron në momentet më të veçanta Kidën në eventet më të rëndësishme dhe projektet e ndryshme muzikore, për të cilat punon./revistawho.com