Për disa personazhe vera nuk ka ikur akoma, e këtë e kanë treguar shëtitjet e tyre të fundit buzë detit. Bieta Sulo, Blendi Fevziu e Isida Mollaymeri janë disa prej emrave që kanë guxuar edhe në ditët e vjeshtës, duke notuar në jugun e Shqipërisë.
Secili prej tyre e ka ndarë këtë eksperiencë të guximshme me foto dhe video të ndryshme, duke u përpjekur për të nxjerrë në rrjeshta kënaqësinë e madhe që kanë marrë nga kjo vizitë në detin blu.
“Te notosh, jo thjeshte te lahesh ne Nentor. E rralle dhe fantastike. #visitalbania #palase”, ka shkruar Fevziu krah fotove ku vëmendjen maksimale e kanë marrë dallgët dhe dielli i fortë që e ka shoqëruar gjatë kësaj dite.
View this post on Instagram
“Kura natyrale anti-virus… diell, kripe, jod … dhe Kroi kampioni ?? 7.11.2020”, me keto fjalë e ka shoqëruar Sulo videon me të birin, ku duket se nuk i është trembur syri hiç nga dallgët jo pak të buta.
View this post on Instagram
Kura natyrale anti-virus… diell, kripe, jod … dhe Kroi kampioni ?? 7.11.2020
“Nentor 2020 – Carpe Diem #dhermi #albania #2020 #november #love #life #beautiful #carpediem #isidamollaymeri #happiness #blessed”, ka shkruar balerina Isida Mollaymeri, krah videos ku një javë më parë tregoi se ishte gati të shijonte detin me rroba banje dhe kapelen në kokë.
Epo duhet thënë që këta personazhe kanë guxuar jo pak, duke i hyrë detit pa pyetur hiç për virus apo ndonjë grip të stinës së vjeshtës. Kuriozë jemi të dimë, kush tjetër do guxonte si ata?/revistawho.com