Elona Beqiraj balerinë profesioniste pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, na rrëfen sot për jetën e saj në këtë profesion aq sa të bukur dhe të vështirë.
Edhe pse në moshë të re ajo nisi të punonte pranë trupës së baletit që prej vitit 2003. Pjesëmarrëse pothuajse në të gjitha pjesët e vëna në skenë nga TKOB, Elona mban statusin e balerinës së tretë ose thënë ndryshe soliste trupe.
Pavarësisht dashurisë që ka për baletin ajo ka personazhet e saj të preferuar, kryesesisht lirikë si “Filis”- roli në baletin “Zhizel”, i vënë në skenë nga koreografët Agron Aliaj dhe me pas nga Ilir Kerni, “Fatina” në baletin “Endrra e një nate vere”, vënë në skenë nga Arjan Sukniqi.
Ajo vazhdon të jetë pjesë e kësaj trupe falë punës së palodhur dhe mbështetjes së madhe që ka pasur nga kolegët dhe profesorët e saj, veçanërisht nga Agron Aliaj të cilin ajo e përkufizon një artist të përmasave të mëdha. Midis punës dhe familjes së saj Elona ndjehet tejet e përmbushur edhe me kohën që kalon me të birin Bjorn…