• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Në Kopertinë

Përse ndryshoi Capital T?!

capital-tPërgjigjet e reperit për stilin e ri në veshje, muzikë e jetë

Fotot: Kastriot Zhugolli

Vitet ikin e suksesi për të sa vjen e shtohet. Ka gjetur një formulë magjike për të qenë gjithmonë ‘on the top’, në një treg ku konkurrenca është e pamëshirshme e ku prodhimet muzikore nuk mungojnë. Ky është Capital T, reperi më stil nga Kosova, i cili, ndonëse mjaft i ri në moshë, numëron dhjetëra hite, miliona klikime në internet, e madje edhe në llogarinë e tij bankare. Ai vjen në këtë edicion të “WHO”, duke ndarë me ne momente pikante nga jeta e tij, ku ka shumë dhe asnjë femër, sepse Trimi ende nuk e ka gjetur atë të duhurën.

Pse nuk e tregon kurrë femrën që ke në krah?

Sepse deri tani nuk kam pasur askënd që t’ia vlente për ta ndarë me publikun.

Mos ndoshta ke më shumë se një?

Ndoshta.

Ke pasur ndonjëherë lidhje paralele me dy femra?

Lidhje jo.

Ç’mendon për orgjitë?

Është zgjedhje personale, nuk e gjykoj, por mua nuk më pëlqen.

Po për homoseksualët?

Është e drejta e çdokujt të zgjedhë orientimin e tij seksual.

Bën seks të mbrojtur?

Po.

Ke provuar ‘one night stand’?

Po, në njëfarë mënyre.

Ku është vendi më i çuditshëm ku ke kryer marrëdhënie?

Në avion.

A të vijnë rrotull vajzat ‘posh’?

Po, patjetër, kjo ishte edhe një pjesë e inspirimit.

Ç’mendon për konkurrentët e tu në muzikë?

S’mendoj për ta.

Je i fiksuar pas rrjeteve sociale?

S’jam i fiksuar, mirëpo ato janë një element jashtëzakonisht i rëndësishëm për karrierën e një artisti, sidomos gjatë viteve të fundit.

Ke thënë që ke ndryshuar stilin e të veshurit, pamjen tënde, për të qenë autentik, i pangatërrueshëm, ndërkohë që suksesin më të madh, është dukur sikur e ke pasur në versionin ‘old’?

Jo, s’kam ndryshuar me qëllim, por më ndryshoi jeta. Tani kam tjetër shije, të tjera qëllime, mendoj ndryshe; thjesht jam tjetër si person, por dhe artistikisht, dhe mendoj se sukseset më të mëdha po i prek çdo ditë e më shumë.

Marrëdhënia me dajën, rival apo bashkëpunëtor?

Absolutisht jo rival, asnjëherë! Raporti ynë është shumë i veçantë.

A je ti reperi më i pasur shqiptar?

Ndoshta.

Ke hapur së fundmi një studio muzikore; do të prodhosh edhe për të tjerët apo vetëm për vete?

Krijoj për të gjithë, dua që të gjithë pa dallim të mund t’i dëgjojnë, pëlqejnë dhe të gjejnë veten në veprat e mia. Faktikisht është kompania “Authentic Entertainment”, pjesë e së cilës është edhe sektori i Audios, ku bëjnë pjesë studiot muzikore; do punojmë për të gjithë, mirëpo nuk do marrim shumë projekte, në mënyrë që të kemi kohë t’i kushtohemi një projekti tamam sa duhet, që të nxjerrim rezultatet më të mira.

Dikur ke qenë shumë i kërkuar në koncerte, sot duket sikur nuk je më në pozitat e suksesit të ‘U bo vonë’?

Falë Zotit, gjithmonë kam gëzuar të njëjtin nivel të kërkesave për koncerte, mirëpo është zgjedhja ime që të mos shfaqem shumë dhe të mos konsumohem, ndaj zgjedh gjithmonë vendet me kapacitete dhe kushte më të mira, që të jap më të mirën nga vetja kur jam pranë fansave të mi.

Çfarë të frymëzon?

Gjithçka vjen nga brenda meje; ndjek instinktet, dëshirat, ambiciet dhe qëllimet e mia.

Çfarë projekti ke në dorë?

Së shpejti lançohet një “mixtape” në formë albumi që titullohet “SDM” (Slum Dog Millionaire). Do ketë 12 këngë; 6 prej tyre tashmë janë publikuar dhe 6 janë të reja.

Ke menduar ndonjëherë të shkosh jashtë për të bërë karrierë?

Normale, kjo është ëndrra e çdo artisti, por konsideroj që tregu shqiptar ka më shumë nevojë për mua dhe këtu do të jem gjithmonë. Nëse ndonjëherë do më vijë mundësia të punoj edhe jashtë, s’është se do të mundohem patjetër të arrij suksesin dhe të bëj çmos për të, por thjesht do jap pak nga arti im dhe nëse kam fat e vlerësohet do jap edhe më shumë, por, pa e lënë anash tregun shqiptar asnjëherë.

Shkurt 2015

 

Leave a Reply