Tea dhe Andi dolën çift nga “Përputhen” e më pas pranuan se bënë lojë dhe në fakt e paskan ditur shumë mirë për lidhjet e njëri-tjetrit. Pak kohë më parë Tea tregoi se Andi e dinte për lidhjen e saj me Beartin ndërsa sot Melisa ka zbuluar se Tea e dinte për lidhjen e saj me Andin.
“Po e dinte dhe gjithmonë na ka mbështetur dhe nuk e kuptoj pse vazhdoni doni të na përçani kur nuk do ekzistojë kurrë një përçarje. Gjithmonë kemi qenë bashkë, gjithmonë na ka mbështetur ne duhemi shumë shumë”, është shprehur Melisa.