• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Përputhen’ gjithë puthje para kamerave dhe ca dyshime për sinqeritetin

Nëse deri në 2-3 muajt e parë puthja konsiderohej një tabu në ‘Përputhen’, duket se tani protagonistët e ‘show-t’ janë më të lirë të shijojnë puthje, përqafime e ç’të dëshirojnë ata edhe para kamerave. Të paktën kështu ka ndodhur dje, ku Atdheu vendosi ta puthë 3 herë Sarën, në prezencë të Anës e cila ishte në rolin e opinionistes.
Por këtu duket se u ndezën gjakrat e Ana e parë s’mund të qëndronte pa bërë një koment. Fare shkurt dhe thjeshtë pohoi se puthjet tani nuk ishin të sinqerta, pasi me të dridhej.
Nga ana tjetër Andi vendosi të puthë sërish Jasminën, duke sjellë një ‘Prime’ me shumë ngacmime e doza romanciteti. Nuk do ishte çudi të shihnit dhe më shumë se kaq. Koha e ka provuar që aty çfarë s’ndodh, para dhe pas kamerave./revistawho.com