• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Përjashtohet raporti “si motër e vëlla”, Fifi dhe Graniti pranojnë se mes tyre po lind diçka

Raportin e dyshimtë që kanë krijuar Fifi dhe Graniti,tashmë e kanë vënë re të gjithë, pavarësisht se në fillim afrimiteti mes tyre lindi si një shaka e batuta e se ishin “si motër e vëlla”.

“Unë e kam cekur që këtu brenda jemi bërë si një lloj familjeje, të gjithë. Janë ato momente kur qesh, kënaqesh. Janë ato momente kur të vijnë mendimet e këqija dhe është Fifi ajo që më ka afruar. Ka pasur momente kur më ka ushqyer. E kemi një gjuhë shumë të përbashkët, mendimet e njëjta. Dhe në një moment harrova që ndoshta edhe është duke lindur diçka,” tha Graniti.

Të dy thanë se është ende herët për të folur, por theksuan se raporti “si motër e vëlla” është përjashtuar.

“Nuk më ka ardhur turp të them kur jam dashuruar, kur jam lënduar, kur jam tradhtuar. Gjithçka që ka ndodhur në jetën time unë do e them. Unë nuk jetoj me lojë, jetoj sepse dua të ekzistoj dhe dua t’u jap shanset njerëzve,” tha Fifi.

“Të jesh e sigurt që do ndodhë diçka,” i tha Fifi me ironi Palomës pasi doli nga dhoma e rrëfimit, pasi kjo e fundit siç duket mendon se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.