• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Përherë nostalgjik, Jul Deda ndan të tjera kujtime me kolegët e ‘Portokalli’

Aktori i njohur i humorit, Jul Deda ka treguar me postimet e ndryshme nostalgjinë e tij për kolegët dhe kohën e kaluar në ‘Portokalli’.

Ai ka ndarë së fundmi në ‘Instastory’ një tjetër kujtim me aktorët tjerë të spektaklit, të cilët vazhdojnë dhe sot të jenë pjesë e ‘Portokalli’ në ekranin e ‘Top Channel’.

Në foto dallohen aktorët Ledio Lako, Albana Perhati më të vegjël në moshë, njëjtë si Juli i cili në atë kohë i ka pasur flokët e gjatë.

Deda ka hapur shpesh arkivat me momentet e kaluara, duke ndarë me ndjekësit disa nga kujtimet më të vyera të viteve të kaluara./revistawho.com