• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Përherë mirënjohës, Ermal Fejzullahu i dedikon këto fjalë publikut të tij

 

Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Ermal Fejzullahu, i cili e nisi karrierën shumë vite më parë teksa u prezantua në ‘Top Fest’ me këngën ‘Për një dashuri’, ka sjellë ndër vite projekte të ndryshme muzikore, duke qëndruar gjithmonë pranë shijeve të publikut.
Së fundmi artisti solli në një ripunim këngën e cila i dhuroi shumë sukses, së bashku me Butrint Imerin.
Pas këtij momenti, Ermali ka zgjedhur t’i falenderojë të gjithë ndjekësit e tij me anë të një postimi në ‘Instagram’.
“Dua t’i falenderoj nga zemra gjithë ju që më përkrahët, për gjithë këto vite që më qëndruat afër. Uroj të kemi shëndet dhe të jem në gjendje të jap sa më shumë për ju, publiku shqiptar anekënd botës, kudo që dëgjohet muzika ime. Këndoj për ju, për një dashuri, e kjo dashuri jeni ju. I juaji Ermal Fejzullahu”, ka shkruar këngëtari krah postimit të fundit.
Kujtojmë se Ermali është një nga figurat më të dashura të skenës shqiptare, për shkak të eksperiencës shumë vjeçare në të./revistawho.com