• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Përgjigjen mjekët: Fëmijët duhen larë…

Për shumë prindër të rinj kjo ende është një dilemë midis mjekut dhe nevojës për t’i larë fëmijët e tyre. Zgjedhja se sa herë i duhet bërë banjë fëmijës varet nga:
Mosha: Përgjithësisht fëmijët e moshës 6-11 vjeç duhen larë 2 deri 3 herë në javë.
Tipi i flokut: Fëmijët e moshës 6-11 vjeç, duhet t’i lajnë flokët 1 deri 2 herë në javë deri në pubertet.
Aktiviteti: Në rastet ekstreme kur luajnë shumë e për pasojë djersiten, mund të shtojnë numrin e larjes së flokëve. Po ashtu pasi lahen në det, pishinë apo liqen.
Puberteti: Kur nis puberteti rreth moshes 12 vjeç, duhet të nisin të lajnë trupin çdo ditë dhe flokët t’i lajnë çdo dy ditë. Po në këtë moshë fytyra nis të lahet me ujë dhe me sapun dy herë në ditë.
Balsami dhe kremi i trupit. Balsami i flokëve: duhet përdorur pas banje. Për flokët bëhen vetëm majat e flokëve dhe jo skalpi./revistawho.com