Me sa duket entusiazmi i shkaktuar nga ngjyrosja e kullës Eiffel Kuq e Zi, paska qenë një alarm i rremë. Kur shqiptarët menduan se këto ishin ngjyrat e flamurit shqiptar, që ndriçuan kullën falë publikimit të hashtagut ALB#, vjen lajmi zhgënjyes, që
tregon se kjo garë është fituar nga komuniteti virtual i Wellsit dhe ka qenë pikërisht flamurit i tyre i pasqyruar në ngjyrat e kullës.
Bashkia e Parisit për t’i bërë tifozët kudo ndodhen pjesë të Kampionatit Europian ka vendosur, që ditën që përfaqësuesja e vendit përkatës ka të programuar një ndeshje, tifozët anembanë duhet të jenë aktivë në rrjetet sociale për të bërë me “hashtag” inicialet e vendit përkatës. Dhe dje, ka qenë dita e Wellsit.