• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Who Serial

Përfundon ‘Bixhoz me dashurinë’ në Indi, aktorët japin lamtumirën

Kjo javë që lamë pas ka qenë një javë me lajme të bujshme në Indi për shkak se serialit shumë të ndjekur “Bixhoz me dashurinë” i ka ardhur fundi. Regjisorja e serialit ka vendosur të nisë një histori të re dhe aktorët tuaj të preferuar nuk do jenë më pjesë. Ajo i ka ofruar aktores Surbi Çandna të njohur si Anika një rol të ri por aktorja nuk ka pranuar. Anika është shprehur se në historinë e re duhet të luajë rolin e një nëne dhe mendon se është herët për ta luajtur këtë rol. “Po largohem si Anika juaj me mirënjohje dhe dashuri. Vazhdoni të më doni dhe unë do vazhdoj t’ju dua. Kam qenë pjesë e serialit për 2 vite e gjysmë dhe kam marrë shumë dashuri nga njerëzit që as nuk e imagjinoja. Unë nuk jam gati të luaj rolin e një nëne sepse mendoj se kam akoma shumë role për të eksploruar. Nuk po largohem me debate. Regjisorja më kuptoi dhe pranoi largimin tim”-është shprehur ndër të tjera aktorja duke zbuluar se tani po xhiron episodet e fundit dhe më pas do shkojë me pushime në Londër dhe kur të kthehet do shohë ofertat për seriale të reja. Edhe Shrenu Parik me Kunal Xhaising të njohur si Gori dhe Omkara i kanë dhënë lamtumirën serialit. Ata kanë postuar një foto ku shfaqen gjatë xhirimeve të episodeve të fundit dhe shkruajnë: “Kjo është për çdo fans tonin, ne ju duam pavarësisht çdo gjëje. Lamtumirat janë të vështira”. I vetmi aktor nga kasti i aktorëve kryesor të serialit që do të vazhdojë rolin në historinë e re do të jetë Nakul Mehta i njohur si Shivai. Serialit “Bixhoz me dashurinë” po i vjen fundi në Indi pas më shumë se 2 vitesh transmetim dhe për fansat indian ka qenë shumë e vështirë aq sa disa prej tyre kanë nënshkruar peticion kundër largimit të aktores Surbi Çhandna dhe kanë bërë protesta para zyrës së televizionit indian star plus./revistawho.com