• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Përfundon “Lule të vetmuara”, ja cili serial do t’ju shoqërojë pasditeve në TV Klan

Serialit “Lule të vetmuara” i ka ardhur fundi. Këtë javë do transmetohen episodet e fundit të këtij prodhimi turk që pati shumë sukses si në vendin tonë dhe në Turqi. Historia e pesë vajzave të jetimores mbajti mbërthyer para ekranit shumë teleshikues për më shumë se 1 vit. Këtë të enjte në TV Klan do të transmetohet episodi i fundit dhe të premten nis një tjetër serial.

Seriali i ri mban titullin “Kudo bashkë” dhe është një komedi romantike. Personazhe kryesorë janë Demir dhe Selin. Ata kërkojnë të marrin të njëjtën shtëpi dhe bëhen bashkëpronarë. Demir është edhe shefi i kompanisë ku punon Selin, gjë që i ngatërron më shumë situatat dhe ata bien në dashuri.

“Kudo bashkë” do të transmetohet nga 9 prilli ora 16:10 në TV Klan.