• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Përçarje në familjen mbretërore? Harry dhe Kate shfaqen të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit

Prej kohësh përflitet se Meghan Markle dhe Kate Middleton nuk kanë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën, madje kjo ka ndikuar edhe në lidhje me vëllezërit Harry dhe William. Megjithatë këto mbeten vetëm në kuadrin e thashethemeve, sepse deri më tani asgjë nuk është vërtetuar, por përkundrazi ata kanë treguar të kundërtën. Së fundmi Princi Harry dhe Dukesha Kate Middleton janë fotografuar së bashku në një event dhe të dy janë shfaqur të qeshur.

Ata të dy shkëmbyen edhe fjalë me njëri-tjetrin, duke mos dhënë asnjë shenjë “armiqësie”.

Thashethemet për probleme mes tyre u shtuan akoma dhe më shumë pasi Princi Harry dhe Dukesha Meghan vendosën të largoheshin nga pallati mbretëror për t’u vendosur në shtëpinë e tyre në Windsor. Megjithatë daljet e tyre publike po vërtetojnë të kundërtën dhe madje duket se marrëdhënia mes dy çifteve mbretërore është më e mirë se asnjëherë më parë. /revistawho.com