Dy televizionet më të mëdha në vend, Tv Klan e Top Channel të dielave janë në rivalitet me dy programet maratonë simotra “E diela shqiptare” dhe “E diell”. Të dy programet ofrojnë argëtim, intervista e lojëra, por sot përballja është më e fortë për shkak të të ftuarve të rëndësishëm.
Tek “E diela shqiptare” do të jetë i ftuar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndërsa në “E diell”, kryeministri aktual Edi Rama.
Kështu Bashën do e shohim në një intervistë me Gjebrean ndërsa Ramën në një intervistë për Manushin. Basha pritet të jetë me të shoqen, Aurelën si pjese e rubrikes “Gjysma ime“, kurse Ramën nuk e kemi parë këto zgjedhje me gjysmën e vetë më të mirë, Lindën.
Orët e mesditës duket se do të jenë një konkurrencë e fortë mes dy televizioneve. Ju ku do ta mbani pultin?