• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Për vizitë në shtëpinë 100 milionë dollarëshe të Donald Trump (foto)

Kandidati republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump shpreson që shpejt të shpërngulet në Shtëpinë e Bardhë, por shtëpisë së tij në katin e fundit të “Kullës Trump” në Nju Jork, vështirë t’ia kthesh shpinën. Pamja është e jashtëzakonshme nga kati i 66 i “Kullës Trump” në “Bulevardin e 5”, aty edhe ku banon aktualisht Trump me gruan e tij të tretë, Melania dhe djalin 9-vjeçar, Barron. Brenda shtëpisë së Trump pothuajse gjithçka është e larë në ar. Tavanet janë shndërruar në vepra arti, ndërsa mobiljet janë të frymëzuara nga e kaluara e lavidshme greko-franceze. Shtëpia vlerësohet 100 milionë dollarë, por Trump nuk duket se dëshiron që ta shesë, edhe pse ata që kanë paratë për ta blerë, do ta ndërtonin një të tillë sipas shijeve të veta, transmeton “Express”. Nuk mund të mungojë një portret familjar si dhe shumë foto të tij apo pjesëtarëve të familjes pranë tryezës së punës. Po ashtu, edhe një foto e babit të Donald qëndron në njërën nga tavolinat e shtëpisë.

do-8do-7do-6do-5do-4do-1do-2