• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për vetëm 1 muaj, Demi Lovato arriti të “rrëmbejë” propozimin për martesë nga Max Ehrich

Vetëm një muaj më parë, Max Ehrich dhe Demi Lovato nisën të njihen bashkë. Pas këtij momenti dyshja vendosën dhe të karantinoheshin së bashku duke hedhur një hap edhe më të madh për të çuar para marrëdhënien e tyre.

Së fundmi burime ekskluzive për ‘Us Weekly’, kanë dhënë lajmin se Max është gati t’i propozojë Demit para se pandemia të mbarojë. Ehrich ka nisur të mendojë për dasmën e dyshes, teksa ka ndikuar për mirë tek Lovato. Këngëtarja ka qëndruar esëll gjatë gjithë kohë, ka ngrënë shëndetshëm dhe ka treguar shumë kujdes për veten e saj.

Demi dhe Max ndihen një dyshe e mirë bashkë, megjithatë lajmi i martesës së tyre i surprizoi jo pak të gjithë fansat e tyre./revistawho.com