• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për t’u kombinuar e gjitha me veshje xhins, mjafton të shihni fotot e Loredanës

Kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme, Loredana ka treguar se nuk e ka aspak problem të shfaqet edhe pa ‘makeup’ në postimet e ndryshme në ‘Instagram’.

Megjithatë shumë herë ajo është komplimentuar nga ndjekësit për pamjen e kuruar deri në detaje, duke u shfaqur e grimuar edhe për shkak të xhirimeve të shumta në muzikë. Nëse bëni një xhirro të shpejtë në llogarinë e Loredanës, përveç ngjyrave të shumta do të dalloni se veshjet xhins janë të preferuarat e saj.

Duke veshur një kostum të tillë, një këmishë apo pantallona duket se Loredana nuk mund të ndahet nga ngjyra blu e saj.

Nëse mendoni se do të “ngarkoheni” shumë duke pasur një ‘look’ total në xhins, mjafton t’i hidhni një sy kombinimeve të Loredanës, për të kuptuar se do të ngjani shumë bukur:/revistawho.com