• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Për të gjithë ata që vuajnë nga ankthi, kaloni nga Lori. Kësaj here ka folur gjerë e gjatë

Nuk është hera e parë që Lori Hoxha flet për ankthin. Trashëgimtarja e Top Channel është siguruar dhe herë të tjera t’u tregojë ndjekëse të saj se është ashtu si ata dhe po kalon të njëjtat gjëra. Ditën e sotme dikush e ka pyetur Lorin nëse mund t’i japë ndonjë këshillë lidhur me ankthin dhe ajo tregon eksperiencën e saj duke dhënë edhe informacione që jo të gjithë i ndajnë.

“Kam plot mesazhe që më pyesin për ankthin dhe më dhemb fakti që shumë prej jush vuajnë. Sinqerisht nuk e di përgjigjen, po jetoj me të gjithashtu. Disa ditë janë të mira, disa të tmerrshme, por e kaloj ditë për ditë. Ajo çfarë më ka ndihmuar më shumë është terapia dhe të dalurit jashtë zonës sime të komfortit. Jam më shumë në ankth kur jeta ime është e qetë, gjë që duket ironike, por siç kam thënë: Terapia, ushtrimet, aktivitetet që të bëjnë të ndihesh mirë dhe ndonjëherë ilaçet (Flisni me doktorin). Gjithashtu ndërsa koha kalon e njeh më mirë trupin tënd dhe kupton çfarë të ndihmon ta kontrollosh. Jepi vetes kohë dhe mos ki frikë të kërkosh ndihmë”-përgjigjet Lori.