• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për të gjithë ata që nuk e kanë parë, Alketa zbulon si dukej në muajin e 5-të shtatzënisë

 

Alketa Vejsiu dhe Miriam Cani dikur kanë bashkëpunuar dhe kënga që kanë realizuar ka qenë një ndër të preferuarat e atyre viteve. Megjithëse e realizuar në gjuhën angleze ajo ka të fshehur një kuptim shumë të veçantë dhe i dedikohet femrave. ‘Don’t Surrender’ u publikua 10 vite më parë, në kohën kur Miriami ishte një brune shumë simpatike.

Pikërisht me pak momente nga kjo video, moderatorja ka vendosur të rikthehet pas në kohë duke na zbuluar edhe një detaj shumë interesant. “Thuajse 10 vite më parë, 5 muajshe në pritje të bebes së parë kam qenë në këtë klip! Me zemrën @miriamcani (sa mirë që gjete një fat të mirë #sister meqë kaq shumë të pata këshilluar në këtë këngë). Efekti ‘Britney Spears”,-shkruan Alketa duke shpjeguar gjithçka fshihte kjo këngë.

Siç edhe mund të kuptohet, moderatorja në atë periudhë ka qenë shtatzënë, por askush nuk e ka vënë re, pasi ajo ka ditur ta fshehë mirë me veshjet e saj. Edhe njëherë tjetër modertaorja e njohur la të kuptohet se kur vjen puna tek familja ajo ka qenë dhe do vazhdojë të jetë diskrete për të mos zbuluar shumë./revistawho.com