• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Për shkak të problemeve shëndetësore, Ariana Grande detyrohet të anulojë koncertet e Vitit të Ri

Këngëtarja e njohur Ariana Grande është detyruar të anulojë koncertet e festave të fundvitit në Las Vegas për shkak të problemeve shëndetësore. Këtë lajm e ka dhënë vetë Ariana nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’ ku shkruan: “Vegas, momentalisht jam duke kaluar disa probleme shëndetësore dhe më vjen shumë keq që nuk do mundem t’ju takoj këtë fundjavë. Ju dua shumë dhe jam duke pritur t’ju takojë dhe t’jua shpërblejë vitin e ardhshëm”. Sipas ‘TMZ’, Ariana është duke luftuar me sëmundjen e bronkitit. Ky koncert do të ishte i pari pas ndarjes së bujshme me Pete Davidson, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi Ariana mendon ta kompensojë mungesën e saj duke bërë koncerte të tjera vitin e ardhshëm.