• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për pushime në Dubai, Luana Vjollca merr dhuratën më të bukur nga hoteli ku po qëndron

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ndodhet prej disa ditësh në Dubai së bashku me motrën e saj, Marinën për të pushuar pas një sezoni mjaft të ngarkuar televiziv. Dy bukuroshet kanë publikuar foto dhe video të ndryshme teksa kanë vizituar destinacione të ndryshme brenda vendit. Së fundmi Luana ka publikuar një foto të ëmbëlsirës që i është servirur në tavoline, e cila është personalizuar me fotot e moderatores dhe emrin e programit që ajo drejton ‘Shiko Kush Luan’.
“Një super dhuratë nga hoteli ku po qëndroj në Dubai, faleminderit”, ka shkruar Vjollca krah videos së publikuar në ‘Instastory’. Me siguri ky gjest e ka gëzuar pamasë Luanën, ndaj dhe ka vendosur ta ndajë me të gjithë fansat e saj./revistawho.com