Elvana Gjata ka qenë për herë të parë pas shumë kohësh në një studio televizive e konkretisht në ‘Soiree’ në ‘ABC’. Sigurisht tema kryesore e mbrëmjes ishte albumi i saj i ri që e riktheu në muzikë. Këngëtarja pranoi se gjithë këta muaj pandemie ka punuar shumë në studio, madje i është dashur edhe të këndojë me maskë. Ndërsa pranon se Covidin nuk e ka kaluar, por ka prekur prindërit e saj dhe atë periudhë e ka vuajtur shumë. Elvana rrëfeu se gjithë këto muaj që ka qenë larg mediave sociale, por jo vetëm ka qëndruar me familjen e saj dhe i është dedikuar tërësisht atyre dhe muzikës.
Më tej Elvana ka treguar se fillimisht plani i saj për albumin ‘Çelu’ ka qenë që së bashku me Dalina Buzin të krijonin një film muzikor. Kjo nuk u arrit, sigurisht edhe prej pandemisë, por me gjasa do realizohet së shpejti pranoi këngëtarja.
Gjatë bisedës, Elvana u gjend edhe përballë disa komenteve pikante që fansat e saj i kanë bërë nëpër rrjete sociale dhe nuk ngurroi aspak për t’ju përgjigjur.
“E kjo ngeli duke vajtuar e shkreta”, ishte një ndër komentet që lexoi Elvana dhe iu përgjigj kështu: “Gjithsecili me dramat e tij të lutem. Gjithsecili ka dramat e tij. Megjithatë, e rëndësishme është që të dish t’i kalosh. Të gjesh forcën brenda vetes dhe t’i kalosh”.
Edhe pse vendosi të mos jepte shumë komente për çfarë mund të vajtojë apo çfarë drama mund të ketë, Elvana diçka e tha./revistawho.com