Me disa momente të ndryshme nga Dubai, Enca Haxhia na ka treguar se në fakt nuk po pret për verën për të shijuar kohën e saj të relaksit. Dhe kur vjen puna tek pikësynimet e këtij viti, ajo e ka të qartë se çfarë do të bëjë.
“2021 është viti im! Gjithcka do bëj këtë vit është të realizoj pafund këngë dhe të shkoj në pushime çdo muaj”, ka shkruar ajo. Po po, e lexuat mirë, në pushime çdo muaj. Ndaj nëse i bëni pytje vetes herë pas here pse Enca është kaq e relaksuar, ajo sapo jua tregoi sekretin. Pushime për çdo muaj./revistawho.com