• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për Kiara Titon programit të Gjebreas i ka ikur koha, po për ju?

E ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, Kiara Tito nuk ka hezituar t’i përgjigjet pyetjes se cilin format televiziv do donte të drejtonte në të ardhmen dhe cilin nuk e sheh dot me sy.

Ndonëse mund të kishte pranuar tortën në fytyrë, Kiara ka pranuar të ruajë ‘makeup-in’ dhe të përgjigjet pas asnjë kompleks.

Ajo ka pohuar se dy formatet që ka dëshirë të drejtojë janë “Shiko Kush Luan” dhe “Big Brother”. Ndërsa programi që sipas saj i ka ikur paksa koha dhe nuk e ndjek më është “E diela shqiptare”.

Në këtë mënyrë Kiara i ka dhënë pikë grupit të saj të lojës, duke treguar dhe një anë shumë sportive të vetes.

Ndër të tjera Tito tregoi dhe ‘chat-in’ në ‘Whatsapp’ me këngëtarin Burint Imeri me të cilin tanimë nuk kishte asnjë bisedë pasi i kishte fshirë të gjitha./revistawho.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)