• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

Për ju që doni muskuj, kemi ca këshilla të vyera nga trajneri i këtij aktori të famshëm!

Sa herë shohim të famshmit na kap një zili sesi ia dalin të jenë aq perfekt në pamje dhe jo pak herë gjejmë “ngushëllimin” tek fraza shpëtuese “pale se çfarë pijnë apo hanë këta”.

Kjo mundet të qëndrojë disi tek femrat dhe fytyra e tyre pa rrudha, po kur vjen puna tek muskujt, suplementet nuk të ndihmokan dhe aq.
Dhe këtë pohim e bën trajneri që ka stërvitur aktorin me trup për t’u adhuruar, Chris Hemsworth, i cili ka punuar jo pak për këta muskuj, për të luajtur denjësisht “Zotin e Vetëtimave” në rolin e tij të famshëm si Thor.
Proteinat dhe kreatina janë një humbje kohe, thotë trajneri i aktorit, i cili vë theksin vetëm tek marrja e ushqimeve të duhura dhe shumë ushtrime.

Luke Zocchi, trajneri dhe miku i vjetër i Hemsworth, së fundmi e ka trajnuar aktorin për rolin e tij në “Thor: Love and Thunder”.

“Të hash ushqim të mirë dhe të kesh një tepricë të kalorive janë më të rëndësishme,” tha Zocchi në një intervistë për Insider, duke shtuar se aktori i famshëm shumicën e muskujve e ndërtoi përmes një kombinimi të ushqyerjes së mirë dhe një rutine rigoroze stërvitore.
Ja pra, pas çdo suksesi duket se fshihet gjithmonë shumë punë dhe jo ndonjë tabletë magjike./ revistawho.com