• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për herë të parë Ermali dhe Ami zbulojnë imazhin e së voglës Sia

Disa minuta më parë është publikuar një trailer i shkurtër i emisionit ‘Xing me Ermalin’, përkatësisht puntata që do transmetohet mbrëmjen e nesërme. Vetë moderatori, Ermal Mamaqi, e ka cilësuar si emisionin më të veçantë që ka realizuar, pasi është i mbushur me shumë dashuri. Të gjithë presin surpriza të mëdha nga mbrëmja ku e ftuar speciale është bashkëshortja e Ermalit, Amarda Toska. Biseda duket se do të jetë argëtuese dhe shumë emocionuese. Detaje nga jeta familjare e tyre do të zbulohen në vazhdimësi, por më e bukura është zbuluar që sot. Për herë të parë, çifti i njohur i showbiz-it na prezanton me Sian, të voglën e familjes, e cila erdhi në jetë 9 muaj më parë dhe deri më sot nuk e kishim parë asnjëherë si dukej.

Prindërit duket se e kishin ruajtur shfaqjen e saj për këtë moment shumë special. Të qeshurat dhe humori sigurisht që nuk do mungojnë, kështu që na mbetet vetëm të presim për ta parë programin në transmetim./revistawho.com