• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për herë të parë bashkë pas ndarjes, Ledri dhe Dafina befasojnë fansat me veprimet e tyre

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula kanë qenë një nga çiftet më të pëlqyer të publikut. Edhe pas 6 vitesh ndarje shumë prej fansave të tyre dëshirojnë që t’i shohin serish bashkë. Së fundmi dyshja kanë qenë në një koncert ku kanë performuar këngët e përbashkëta dhe publiku është habitur nga afrimiteti i tyre. Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, dyshja sillen sikur janë ende në një lidhje. Ata shfaqen mjaft të afërt duke shkëmbyer puthje dhe përqafime dhe gjithashtu Ledri nuk harron të kujdeset duke i fshirë edhe djersët nga lodhja.

Atmosfera e krijuar ka qenë elektrizuese dhe publiku është kënaqur pafund duke i parë të dy në skenë./revistawho.com