Që Rudina dhe Marku janë një nga çiftet më të diskutuar, as nuk ka dyshime. Ata dinë si ta marrin vëmendjen, me ose pa qëllim. Shkak në të shumtën e rasteve bëhen fotot e postuara nga Rudina dhe frazat gallat që vetëm ajo mund të përdorë.
Sot çifti është pispillosur dhe kanë bërë një foto shumë ‘fashion’.
“Malokë, malokë po kemi dalë si të jashtmit”, ka shkruar ajo duke qeshur. Kaq trendy sa duken, ky përcaktim nuk është hiç i tepruar. Ne mendojmë se të gjithë do ishte mirë të kishin një foto si kjo, si të jashtmit. Pak frymëzim Instagrami./revistawho.com