• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për elegancë dhe klas, Ajola Xoxa ju jep idenë më të mirë

Ajola Xoxa ka qenë e njohur përpara se të merrte statusin si bashkëshortja e kryetarit të bashkisë më të rëndësishme në vend. Publiku e ka dashur gjithmonë për seriozitetin dhe imazhin e pastër që ka përcjellë në çdo dalje të saj. Ndër vite Ajola ka ruajtur pothuajse të njëjtin stil, përherë elegante dhe plot klas. Madje edhe gjatë shtatzënisë me vogëlushin e saj, ajo u mundua që të ruante të njëjtat linja në të veshur dhe ja doli mbanë të kishte të njëjtën pamje si më parë. Ajo që dallon në stilin e Xoxës, janë fustanet e gjatë, të cilët duket se i përdor jo vetëm në takime zyrtare, por edhe në përditshmëri.

Në rrjetet sociale të Xoxës mund të vihet re lehtësisht se këta lloje fustanesh janë zgjedhja e saj për çdo gjë dhe duhet thënë se asnjëherë nuk ka zhgënjyer. Fustanet e gjatë përcjellin gjithmonë elegancë dhe feminilitet, prandaj Ajola ka gjetur aq mirë veten duke i veshur kudo.

Për më tepër e zeza mbetet ngjyra e saj e preferuar në veshjet në përgjithësi, që përshtatet aq mirë me imazhin që Ajola dëshiron të përcjellë.

Prandaj nëse doni që këtej e tutje të ndjeheni të sigurta me veshjet tuaja në çdo event apo edhe në përditshmëri kaloni njëherë nga profili i Ajola Xoxës. /revistawho.com