Dua Lipa komentohet për këngët, stilin, sharmin, gjithçka, por edhe për tatuazhet që dukshëm i ka shumë qejf.
Deri tani ajo është te numri 17, por vazhdon të numërojë. Nga çfarë kemi parë, kemi kuptuar që Dua ka qejf preferon tatuazhet e vogla me kuptime të fshehur.
Dhe gjejeni çfarë, tatuazhin e parë ia ka dedikuar vendlindjes së saj. Në janar të vitit 2015 kur ishte 19 vjeç, Dua bëri tatuazhin “Sunny Hill” në pjesën e brendshme të krahut të djathtë.
“Kodra e Diellit” është një lagje në Prishtinë ku janë rritur prindërit e saj. Këtë emër ka edhe fondacioni i familjes së njohur dhe festivali që babai i saj dhe të tjerë organizojnë në Kosovë.