• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Për 24-vjetorin e lindjes së Kendall, Bella publikon imazhet më personale të tyre

Bella Hadid dhe Kendall Jenner ruajnë raport shumë të mirë miqësor me njëra-tjetrën dhe këtë gjë nuk kanë lënë rast pa e treguar. Së fundmi Bella ka shprehur publikisht dashurinë për mikeshën e saj, përmes një postimi shumë të veçantë për 24-vjetorin e lindjes së Kendall. Në postimin e bërë modelet shfaqeshin në 7 situata dhe poza të ndryshme dhe në të gjitha prej tyre dukeshin në formë perfekte. Shumica prej imazheve janë shkëputur nga pushimet e tyre të përbashkëta, ndërsa në njëren prej tyre ato shfaqeshin të lumtura duke u përqafuar së bashku. “Jam vonë, por ishte ditëlindja e kagey. Të dua vajzë speciale”, ka shkruar Bella bashkangjitur fotove.

Kendall e festoi ditëlindjen e saj në 3 nëntor në një festë me gjithë miqtë e saj me tematikë “Halloween-i”. Bella u vesh si një ‘catwoman’, ndërsa Kendall si një zanë pylli. Dy modelet e njohura kanë të paktën 7 vite që janë shoqe të ngushta bashkë dhe lidhja mes tyre u forcua akoma më shumë kur nisën punën në modeling. /revistawho.com