• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pavarësisht se nuk janë më bashkë, Kylie vazhdon të jetë fansja me e madhe e Travis Scott

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë dy muaj që i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, por duket se 22-vjeçarja vazhdon të mbetet faansja më e madhe e reperit. Ditën e djeshme Kylie është parë në Calabasas veshur me një kostum “Astroworld”, të albumit më të fundit të Travis, gjatë kohës që bënte pazar me të dashurin e Kris Jenner, Corey Gamble. Në fotot e siguruara nga paparacët Kylie shihet duke mbuluar fytyrën me duar, por nuk mundej të fshihte kostumin me emrin e albumit të ish-partnerit.

Megjithatë kjo veshje nuk tregon asgjë përveçse që Kylie e mbështet shumë Travis, pasi deri më tani ata nuk kanë dhënë shenjë ribashkimi. Madje motra e milliarderes 22-vjeçare, Kim Kardashian, e ftuar së fundmi në “The Ellen DeGeneres Show”, tha se sipas saj ata vazhdojnë të jenë të ndarë. “Sinqerisht, nuk di gjë për ta. Por mendoj se ata janë thjesht miq të mirë dhe se po kujdesen në mënyrë të shkëlqyer për vajzën e tyre. Por unë nuk e di statusin e tyre nëse janë apo jo bashkë. Megjithatë unë mendoj se nuk janë”, është shprehur Kim. Madje ata të dy kanë qenë të ftuar në 50-vjetorin e lindjes së Diddy dhe një burim ka treguar për “E! News” se Kylie qëndroi gjatë festës me motrat e saj, ndërsa Travis me shoqërinë e tij. /revistawho.com