• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pavarësisht se duhen edhe 2 muaj, Kylie Jenner ka nisur të planifikojë ditëlindjen e vajzës së saj

Kylie Jenner ka nisur që tani të planifikojë ditëlindjen e vajzës së saj, Stormi edhe pse duhen gati 2 muaj derisa të mbërrijë dita e madhe. Ditën e djeshme ylli i televizionit zbuloi se ka disa ide epike për ditëlindjen e ardhshme të vogëlushes së saj. “Kam nisur të planifikoj ditëlindjen e dytë të Stormit… do të jetë çmenduri, mezi po pres”, ka shkruar Kylie në ‘Twitter’. Këtë vit Kylie festoi 1-vjetorin e lindjes së vajzës me një festë gjigande të quajtur “Stormi World”, për t’u përshtatur me emrin e albumit të ish-partnerit Travis Scott, “Astroworld”. Në festën e organizuar për ditëlindjen kishte gjithçka, duke filluar nga performanca ‘live’ e ‘Baby Shark’ deri tek zbukurimet e inspiruara nga ‘Louis Vuitton’. Familja Kardashian-Jenner organizon gjithmonë festa madhështore për ditëlindje, ndaj Kylie dëshiron që gjithçka të shkojë perfekt në ditën më të rëndësishme të vajzës së saj. /revistawho.com