• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pavarësisht se ata nuk e pranojnë, të tjerët janë të bindur se Kylie dhe Drake janë të lidhur

Kylie Jenner është përfolur javët e fundit se ka nisur një lidhje dashurie me Drake. Ata të dy janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por Kylie i ka mohuar thashethemet duke thënë se ata janë miq të mirë. Ndërsa burime të shumta thonë të kundërtën dhe shumë njerëz janë të bindur se ata janë të lidhur bashkë. “Së fundmi Kylie dhe Drake kanë kaluar shumë kohë bashkë. Ata kanë qenë miq për shumë kohë dhe Drake është një person shumë i afërt i familjes Kardashian-Jenner”, kanë thënë burimet për “People”. Gjithashtu një mik i tyre ka treguar se ata të dy kanë nisur një romancë, që në muajin tetor, kur Kylie u nda nga Travis Scott. Lajmet për një marrëdhënie të mundshme mes 22-vjeçares dhe reperit u përhapën, pasi Kylie u pa në ditëlindjen e Drake dhe në festën e organizuar prej tij për rastin e “Halloween”. Megjithatë asgjë nuk dihet ende me siguri, ndaj do të shohim në vijim se çfarë do të ndodhë mes dy personazheve të njohur. /revistawho.com