• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Patris një shef i vërtetë kuzhine, Tuna zbulon me një video karantinimin pranë tij

Këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Tuna ka shkaktuar shpeshherë zhurmë lidhur me jetën e saj private. Ndryshimet në llogarinë e saj në ‘Instagram’ me mbiemrin e partnerit, Patris Berisha kanë bërë që fansat të mendojnë se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes së tyre.

Pavarësisht këtyre aludimeve, Tuna i ka dhënë sot fund komenteve të ndryshme në rrjetet sociale, duke publikuar një video pranë Patrisit në ambientet e shtëpisë. Ashtu siç duket dyshja ka vendosur ta kalojë ditën e sotme në kuzhinë, aty ku dhe po gatuajnë.

“Receta e ditës: Hyn në internet dhe zgjedh një recetë. E merr burrin, e shtin në kuzhinë dhe…voilaaaa”, ka shkruar Sejdiu krah videos ku Patrisi shfaqet duke përgatitur ingredientët.

Me siguri Tuna duhet të jetë duke kaluar kohën më produktive pranë më të dashurve të saj, Tianit të vogël dhe Patrisit./revistawho.com