• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Pastaj nisi historia jonë e mrekullueshme e dashurisë”, Alketa Vejsiu zbulon se si e njohu bashkëshortin e saj

Në një intervistë ekskluzive për revistën italiane ‘Oggi’, moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu foli sërish për ëndrrën e saj italiane.

Në postimin e publikuar dhe në ‘Instagram’, Vejsiu zgjodhi të përmendë, ndryshe nga çdo herë tjetër edhe bashkëshortin e saj, për të cilin ka folur rrallëherë publikisht.

“E kam njohur kur vendosa të blej një shtëpi për prindërit e mi, para 20 vitesh. Në atë periudhë, bëja dy punë për të përballuar garancinë për kredinë e shtëpisë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Lashë një takim, mbaj mend që u ulëm, ai hoqi syzet dhe unë pashë sytë e tij bojëqielli të jashtëzakonshëm. Për nëntë muaj, deri kur pagova këstin e parë, nuk ndodhi gjë, pastaj nisi historia jonë e mrekullueshme e dashurisë, historia e jetës sime,” tregoi Alketa kur u pyet mbi bashkëshortin gjatë intervistës.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, moderatorja ka zgjedhur të tregojë diçka më shumë rreth historisë së dashurisë së jetës e saj, fryt i të cilës kanë ardhur edhe dy fëmijët, Lionel dhe Nicol./revistawho.com

View this post on Instagram

Oggi in Edicola in Italia la Rivista @oggisettimanale Una delle più belle interviste scritta con professionalità ed afetto da @sabinadonadio ! Grazie delle parole🙏☺️ Grazie anche del titolo “L’inarrestabile ascesa di una sognatrice” che ispira a tenere Vivi i Sogni anche in questi brutti tempi pieni di dolore, vite perse, lacrime, cuori strazziati! Sono comunque tempi di speranza, solidarietà globale e tanta goia di rivivere e ricominicare❤️ —- Sot ka dale numri i rradhes i revistes Oggi , revista qe lexoj ne aviona, ne trena, ne pushime sa here qe gjendem ne Itali. U takova me gazetaren Sabina Donadio pak dite perpara se Italia te mbyllej! Thame fjalet e fundit para pak ditesh ne telefon pas misionit te mjekeve shqiptare! Nga “Faleminderit Italia” thene nga une; tek “Faleminderit Shqiperia” thene nga miqte e mi dhe publiku italian , ka gjithmone nje ure lidhese te bukur qe emocionon! Po e di, jane kohe te veshtira, por po mendoj qe jeta dhe puna do rifillojne shum shpejt dhe kjo “Corona Carantina” nuk do te zgjase pergjithmone!❤️ Shfleto galerine ▶️ per te lexuar intervisten e plote!

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on