Tashmë që janë çift, Andi dhe Tea do të shkojnë drejt fejesës. Kështu tha konkurrenti i “Përputhen”, i ftuar sot në Top Albania Radio.
“Nishanet nuk i kemi shkëmbyer akoma, por uroj t’i shkëmbejmë sa më shpejt”-tha Andi.
Ai tregoi se marrëdhënia me Tean është në rrugën e duhur dhe foli shumë i emocionuar për të.
I pyetur për situatën më të sikletshme që i ka ndodhur me Tean, Andi tha se e pret shumë poshtë shtëpisë së saj, por më pas gjatë rrugës me makinë qëndrojnë të kapur për dore.