Shumë shpejt në showbizin shqiptare do kemi një dasmë të madhe. Këtë e ka zbuluar sot në “Shiko kush luan”, Eraldo Rexho. Gazetari gjatë sfidës “Ndaje ose haje” u detyrua të tregonte një sekret të një prej vajzave të njohura dhe Eraldo zgjodhi pikërisht të ndajë lajmin e bukur se Marsela dhe Vitmari do bëjnë dasmë.
Eraldo zbuloi se sapo të dalim nga izolimi, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha do kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre me një dasmë të madhe.
Çifti më herët kanë treguar se kanë shumë të dëshirë të bëjnë një dasmë dhe ne mezi po presim.