• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pasi u punoi të gjithëve një “rreng”, Rozana Radi zbulon se kush është fëmija në foto

Pak ditë më parë, Rozana Radi publikoi një fotografi të vjetër të një fëmije dhe pyeste të gjithë ndjekësit e saj të zbulonin se cili politikan shqiptar ishte. Një pjesë e mirë mendonin se bëhej fjalë për presidentin Ilir Meta, sepse sipas tyre ngjasonte pak edhe me imazhin e tij të sotshëm. Por në fakt e gjitha ishte një “rreng” i përgatitur nga Rozana, sepse fëmija jo vetëm që nuk ishte politikan, por ishte një nga miket e saj më të mira. Ditën e sotme Rozana ka treguar se fotografia është e moderatores së njohur, Fiori Dardha.

“Dhe ta mendosh që këtë bebin e vogël e ngatërruat të gjithë me z.Ilir Meta (shumica). Është Fiori Dardha. Lutemi të gjithë që të mos bëhet presidente një ditë se do na ndryshojë ‘kushtetutën’. Fiori Dardha bebe i ngjan z.Ilir Meta, ndërsa tani ke pak nga ‘Nard Ndoka’.”, – ka shkruar me shaka Radi bashkangjitur fotos. Kjo vërteton dhe njëherë se dy moderatoret ruajnë një miqësi të veçantë me njëra-tjetrën prej shumë vitesh. Ato të dyja janë njohur kohë më parë, por janë afruar akoma dhe më shumë pasi nisën së bashku rrugëtimin në moderimin e emisionit investigativ, ‘Boom’. /revistawho.com