• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pasi u përfolën gjatë, Rudina Dembacaj pranon ndarjen nga bashkëshorti i saj

Është përfolur gjatë mbi ndarjen midis Rudina Dembacaj dhe bashkëshortit të saj. Asnjëri prej tyre nuk ka preferuar të flas mbi këto lajme, por duket se heshtja ka përfunduar. Moderatorja ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up”, gjatë të cilit pohoi ndarjen nga bashkëshorti i saj. “Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë, jemi në një procedurë divorci. Po, unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, u shpreh Rudina gjatë intervistës, por pa dashur të zgjatet më tej.