• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi u panë bashkë në festën e Krishtlindjeve, Tristan nuk mund të qëndrojë pa e komplimentuar Khloe-n

Të gjithë ndjekësit e familjes ‘Kardashian-Jenner’ u befasuan kur në festën e Krishtlindjeve të tyre u gjend edhe ish-partneri i Khloes-s, Tristan Thompson. Në rrjet qarkulluan disa foto ku basketbollisti shfaqej pranë Kardashian duke biseduar, moment ky që tërhoqi jo pak vëmendjen e fansave.

Së fundmi ka qenë Khloe ajo e cila ka publikuar disa foto së bashku me vogëlushen e saj, True për Krishtlindje, ku shfaqen të dyja të veshura me fustane ‘gold’. Në këtë postim nuk ka munguar as komenti i Thompson, i cili duket se është gjatë gjithë kohës duke provuar për të rifituar mamanë e vajzës së tij.

“Mami dhe tutu duken të mrekullueshme”, ka shkruar Tristan krah fotos së tyre. Komenti është pëlqyer menjëherë nga mijëra ndjekës të dyshes, të cilët shpresojnë për një rikthim të tyre./revistawho.com