• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi Selena e përgëzoi për rikthimin në skenë, Demi i kthehet publikisht: Ne nuk gëzojmë më shoqëri…

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Demi Lovato ka treguar së fundmi në një intervistë për revistën ‘Bazaar’ se nuk gëzon asnjë lloj marrëdhënie me ish-shoqen e saj të adoleshencës, Selena Gomez.

Demi ka shtuar se ka pasur një konflikt me 27-vjeçaren pas postimit të kësaj të fundit ku uronte Lovaton për rikthimin në skenë.
Këngëtarja nuk ka rënë dakort me këtë veprim pasi dy vajzat nuk flisnin me njëra-tjetrën prej shumë vitesh.
Ndonëse Demi tregoi publikisht se nuk ka asnjë kontakt me Selenën, ajo nuk ka reaguar ende në asnjë postim në rrjetet sociale apo diku tjetër.
Fansat janë surprizuar nga deklarata e Demit, ndonëse kjo nuk është hera e parë që këngëtarja flet publikisht për raportet dhe problemet në jetën e saj./revistawho.com