Shailene Woodley pranoi se është fejuar me Aaron Rodgers dhe që nga ai moment e gjithë vëmendja është drejtuar tek unaza e shtrenjtë që ajo ka në gisht.
Stili i unazës është ai klasiku me një gur të madh në qendër që i përshtatet shumë thjeshtësisë që e karakterizon aktoren.
Doni të dini sa kushton? Aaron ka shpenzuar rreth 90.000 dollarë për unazën e gruas së tij të ardhshme. Edhe pse është shumë e shtrenjtë mund të themi që ka personazhe që ja kanë kaluar për nga çmimi. Ndër to Paris Hilton që mori propozimin e katërt me një unazë që vlen 2 milionë dollarë.revistawho.com