• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pasi Justin i kërkoi falje publikisht, zbulohet çfarë ka vendosur Jessica për martesën e tyre

Justin Timberlake i kërkoi falje publikisht bashkëshortes së tij, Jessica Biel, pasi u pa duke shtrënguar duart me kolegen e filmit “Palm”, Alisha Wainwright. Ai u shpreh se mes tij dhe Alishas nuk kishte ndodhur asgjë dhe se kishte qenë pak i dehur nga alkooli. Pavarësisht se të gjithë dyshuan në vërtetësinë e fjalëve të Justin, bashkëshortja e tij e ka pranuar faljen, sepse është e bindur se ai nuk e ka tradhëtuar. “Ai është shumë simpatik dhe miqësor. Është e qartë se ai ka pirë shumë atë natë, por Jessica beson se ai nuk e ka tradhëtuar. Ajo do të qëndrojë pranë tij”, ka thënë një burim pranë Biel për “People”. Një tjetër burim ka treguar se në fakt ata të dy po punojnë për këtë çështje, për ta zgjidhur në privatësi të plotë. Ndërsa “E! News” zbuloi se Justin kërkoi publikisht falje, duke shpresuar se në këtë mënyrë ata do e hedhin gjithçka pas krahëve dhe do të vazhdojnë të ecin bashkë përpara. /revistawho.com