• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

‘Pasditja e fundit’ e Anila Çelës, moderatorja prek me fjalët e saj

Dita e sotme ka shënuar fundin e programit ‘Vizioni i pasdites’ për moderatoren Anila Çela, pasi në vend të saj do të jetë Evi Reçi. Anila ka qenë pjesë e programit për një kohë shumë të gjatë dhe sigurisht, nuk ka qenë aspak e lehtë për të që të largohet. Duke qenë se sot ishte puntata e saj e fundit, moderatorja ka vendosur të bëjë një falenderim për të gjithë stafin dhe produksionin.

“Gati dhe sot në 17:50 takohemi në ‘Pasditen time’ të fundit. Ka qenë një rrugëtim i gjatë disavjeçar ndaj, nuk qenka dhe aq e lehtë. Sot do të doja të falenderoja të gjitha ata (dhe janë shumë) që ndër vite më kanë dhënë mbështetjen e tyre, që më kanë besuar e ndihmuar për t’u rritur ndër vite. Faleminderit publiku i ‘Vizioni i pasdites’, suporti më i madh kur je në ekran. Do të më mungojnë emocionet e bukura të transmetimeve live. Suksese Evi Reçi. Shihemi sërish pas pak kohësh”, ka shkruar Anila Çela në postimin e saj të fundit në ‘Instagram’. Moderatorja do të jetë sërish pjesë e ekranit në emisionin “Nga e Para”, i cili do të rikthehet sërish, por këtë herë nën drejtimin e Anila Çelës./revistawho.com